VAR ishte kthyer në një makth për shkodranët, aq sa detyrojë tifozët të dilnin me banderola kundër, për ironi të fatit në sfidën përballë Dinamos, VAR ishte sërish protagonist kryesor, fillimisht duke akorduar një penallti në minutën e 16-të, e konvertuar në gol nga Liridon Latifi ndërsa në minutën e 24-të i anulojë një gol Aralica për pozicion jashtë loje.

Situata nuk ndryshojë as në pjesën e dytë, në minutën e 48-të Aralica me kokë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat, këtë herë protestat u s’postuan në kapin dinamovit. Ekipi i Devollit u rikthye në lojë me Sofranca që ngushtoi diferencat në 2-1, në minutën e 85-të, por vetëm kaq pa mundur të shmang humbjen.

Vllaznia rrëmben vendin e tretë, ndërsa kalendari i rezervon tashmë Kukësin, rivalin e tyre kryesor në këtë momente, ndërsa Dinamo zhytet gjithnjë e më shumë drejt zonës së ftohtë, aktualisht ndodhen në vendin e parafundit. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Brdaric theksoi:

“Mendoj se jemi në një pozitë të mirë në kampionat, jemi në vendin e tretë, jemi dhe në gjysmëfinale të Kupës dhe duam finalen. Mendoj se jemi pak larg kreut, por do të bëjmë gjithçka për ti vendosur nën presion”.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb