Mediat britanike raportojnë se numri i emigrantëve të cilët kanë kaluar kanalin e La Manche me gomone është në nivelet më të larta për këtë katër-mujor.

Rreth 7,167 persona kanë mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me gomone nga 1 janari deri më 27 prill, ku vetëm javën e kaluar kanë kaluar kanalin më shumë se 900 persona.

Kjo shifër është e lartë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, ku në brigjet britanike shkuan me gomone 5,745 persona.

Rekordi i mëparshëm ishte vënë në 2022, me emigrantë 6,691.

Një rekord i tillë vjen ndërkohë që mediat britanike raportojnë se të hënën nis një operacion mbarëkombëtar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: