Ish-kandidati për deputet në listën e hapur të PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i ftuar në “Studio 24”, kritikoi qasjen e deputetëve të opozitës në Kuvend, të cilët bashkuan votat për miratimin e ligjit aq të debatuar “Për Barazinë gjinore”.

Kalaja tha se “PD-në ka dashur ta çojë akoma më djathtas pasi nuk është.

“Vetëm doktrina konservatore mund ta shpëtojë Shqipërinë në kushtet e shpopullimit të vendit dhe ripopullimit me njerëz nga jashtë brenda. Kjo është agjendë e SOROS e ulur këmbëkryq prej vitit 2013. Tjetra është shkatërrimi i familjes. PD duhet të tregonte seriozitet, 50 deputetët duhet ta refuzonin këtë ligj dhe të mos e votonin”, tha Aulon Kalaja.

Aulon Kalaja: në 35 vjet duhet të ndryshonin shumë gjëra. 8 dhjetori i sotëm ishte i zakonshëm, është lajm i keq që Shqipëinë po e qeveris PS. Unë gjykoj se e djathta qeveris më mirë ndaj jam në PD. Kam dashur që PD ta coj akoma më djathtas. Nuk është. Vetëm doktrina konservatore mund ta shpëtojë Shqipërinë në kushtet e shpopullimit të vendit dhe ripopullimit me njerëz nga jashtë brenda. Kjo është agjendë e SOROS e ulur këmbëkryq prej vitit 2013. Tjetra është shkatërrimi i familjes. PD duhet të tregonte seriozitet, 50 deputetët duhet ta refuzonin këtë ligj dhe të mos e votonin.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb