Shkrimtarja Vera Bekteshi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për figurën e Ismail Kadaresë në 84-vjetorin e tij të lindjes deklaroi se në një frazë, Kadare shprehet se nuk ka kontratë me njerëzit që të jetë domosdo disident, por të bëjë letërsi të mirë.

Bekteshi përmendi veprën e Kadaresë “Pallati i ëndrrave”, duke thënë se aty ka edhe një frazë ku një zyrtari të Ministrisë së Brendshme i thonë “ti pëlqehesh prej nesh” e kjo sipas saj, tregon guxim të shkrimtarit të njohur.

Në lidhje me të qenit ose jo disident, Kadare e thotë se nuk kam bërë kontratë me njerëzit për të qenë disident, por të shkruaj mirë. Ismail Kadare shkruan shumë mirë. Kur kam lexuar Pallatin e Ëndrrave kam thënë se kjo është letërsia vetë. Ismaili thotë në vepër për një zyrtar të Ministrisë së Brendshme “ti pëlqehesh prej nesh”. Kuptoni se cfarë guximi është ky. Pse zgjidhet Ministria e Brendshme? Sepse aty është prodhuar kaq shumë ligësi, sa penxheret duhet të mbaheshin hapur, që të dilte era e keqe”, tha Bekteshi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb