Kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu është bashkuar urimeve për festën e Ditës së Verës.

Në një mesazh në Nikolla thekson rëndësinë e ndihmës ndaj të moshuarve apo dhe mundja e së keqes.

“Erdhi Dita e Verës!
Gëzimi i afrimit të stinës së bukur shtohet kur bashkarisht sfidojmë vështirësitë, duam më shumë njeri-tjetrin, u përkushtohemi fëmijëve, mbështesim të moshuarit, ndihmojmë nevojtarët, mundim të keqen, lehtësojmë triumfin e të mirës dhe jetojmë në paqe me njeri-tjetrin, njerëzit që na rrethojnë dhe natyrën.
Ju uroj të gjithëve një stinë të bukur, plot jetë e gëzime!”, pohon në urimin e saj Nikolla.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb