KUKES- Grupimi i tifozëve “Armata e Veriut” nga Kukësi ka nisur nënshkrimin e peticionit për lirimin e Ballist Morinës. Përmes këtij peticioni grupimi i tifozëve i bën thirrje shtetit shqiptar që të lirojnë nga burgu Ismail Morinën. Sipas organizatorëve interesimi i qytetarëve për nënshkrimin e peticionit është i madh nisur edhe nga fakti se ai është djalë i Kukësit.
Ballist morina u be i njohur gjate ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin “Partizani” të Beogradit më 14 tetor të vitit te kaluar, ndërsa u arrestua në Tiranë, një ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi për “armëmbajtje pa leje”.
(el.sp/BalkanWeb)
