Cristiano Ronaldo nuk do mund të debutojë me skuadrën e Al-Nassr ditën e nesërme. Shkak është bërë një pezullim prej dy ndeshjesh që CR7 kishte marrë me 17 nëntor (Kur luante te Man.United), pa llogaritur këtu edhe gjobën prej 50 mijë paund.

Të gjithë e mbajnë mend kur portugezi u shpall fajtor për sjellje të pahijshme dhe të dhunshme pasi ia theu telefonin një tifozi të Evertonit prillin e kaluar.

Bëhet fjalë për djaloshin Jacob Harding, ngjarje e ndodhur në tunelin e Goodison Park.

Rikthehemi edhe një herë te klubi arab, i cili tashmë ia arriti qëllimin duke shitur 28 mijë bileta për takimin e nesërm të kampionatit, por tifozët për të parë Ronaldon duhet të presin (Daily Mail).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: