Gazetarja Trevisa Tufa, në një lidhje me News 24, tha se atmosfera është mjaft e mirë në kryeqytet, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Tufa shprehet se rrugët e Tiranës janë të mbushur plot me tifozë, të cilët do përkrahin kombëtaren.

“Nuk ka nevojë të flasim, pasi shihet atmosfera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Tifozët kanë filluar të mblidhen që në orët e para të mëngjesit.

Grupimet nuk do jenë prezente në “Arenën Kombëtare”, por atmosfera është elektrizuese.  Pavarësisht se tifozët kuqezi nuk do jenë në stadium, do kenë vendin e tyre dhe do të përkrahin tifozët”- tha Tufa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb