Topi ka nisur të rrotullohet në stadiumet më prestigjioze të botës dhe sezoni i ri sportiv 2026-2027 vjen më spektakolar se kurrë në DigitAlb. Një kalendar i mbushur me kompeticionet më të mëdha ndërkombëtare, mijëra orë transmetimi live, studio analitike dhe komentatorët më të mirë sportivë e kthejnë DigitAlb edhe këtë sezon në destinacionin numër një të sportit për çdo tifoz shqiptar. Për të shënuar nisjen e sezonit të ri, DigitAlb sjell superofertën për të gjithë abonentët me ulje deri në 10.000 Lekë në paketat Premium dhe Familjare, duke e bërë këtë momentin ideal për t’u abonuar dhe për të mos humbur asnjë emocion gjatë gjithë sezonit. Të gjitha eventet sportive, filmat, serialet e dokumentarët më të fundit, premierat më të suksesshme të saposhfaqura në kinema, por edhe më të mirët ndër vite i shikoni në DigitAlb. Mjafton të zgjidhni mes paketës së dedikuar Familjare apo paketës së plotë Premium, që përmban edhe eventet sportive.

Futbolli europian rikthehet me të gjithë madhështinë e tij. Në DigitAlb do të ndiqni ekskluzivisht kampionatet dhe kompeticionet më të rëndësishme, duke filluar nga Premier League, LaLiga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, FA Cup, Carabao Cup, Coppa Italia, Copa del Rey, DFB Pokal, Coupe de France, UEFA Nations League, UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Conference League, ndeshjet e
Shqipërisë e Kosovës, Formula 1, MotoGP, NBA, turnetë e tenisit, UFC, etj.

Futbolli anglez premton emocione të jashtëzakonshme me skuadra si Arsenal, Man. City, Liverpool, Man.Utd, Chelsea dhe Tottenham që cdo javë do ta kthejnë në një arenë përplasjesh të paharrueshme.
LaLiga pritet të ofrojë një rivalitet të shtuar. El Clasicos do t’i rikthehet madhështia e dikurshme me rikthimin e Jose Mourinhos tek Real Madrid, për të prodhuar ndeshje të papërsëritshme ndaj Barcelonës
së Hansi Flick.

Në Serie A nuk do të mungojnë duelet e ashpra mes Interit, Milanit, Juventusit, Napolit dhe Romës. Nga nostalgjia e yjeve të dikurshëm, te rivalitetet e futbollit modern, Italia ka prodhuar gjithnjë emocionet e
duhura për ndjekësit e saj besnikë. Bundesliga pret konkurrencë të re për Bayern Munchen nga skuadra si Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig.

Ligue 1 ka konfirmuar në vitet e fundit Paris Saint Germain si skuadrën dominuese. Parizienët do të tentojnë supremancinë e vazhduar në kampionatin francez. Eredivisie përbën linjën e një futbolli argëtues, kështu pritet që në çdo javë, PSV Eindhoven, Ajax dhe Feyenoord ta demonstrojnë spektaklin në tapetin e gjelbër.
Superliga Turke, tanimë e pajisur dhe me Mohamed Salah, të bashkuar në një skuadër me Ernest Mucin te Trabzonspor, për të konkurruar me gjigantët e Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas.
Si dhe Scottish Premiership, Liga Portugal dhe Sky Championship i Anglisë, që janë ndër kampionatet më të spikatur dhe që i ofrojnë botës së futbollit talente të perspektives së lartë.
Ekipet më në zë të Europës do të vihen në kërkim të lavdisë kontinentale në Champions League. Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Arsenal, Man.City, Inter; të gjitha me misionin për t’u
kurorëzuar si mbretër të Europës.
Një vend të veçantë në programacion do të zënë edhe emocionet kuqezi, me ndeshjet e Kombëtares Shqiptare në UEFA Nations League, ndeshjet miqësore të Shqipërisë, Finalet e Nations League 2027, si
edhe futbolli shqiptar me Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Kombëtarja kuqezi ka nisur një kapitull të ri dhe ka si objektiv fitimin e grupit në Ligën C të Nations League dhe më pas kalimin e vëmëndjes te kualifikueset e Euro 2028.
Kategoria Superiore pritet të prodhojë ndeshje të ekuilibruara më shumë se kurrë. Si asnjëherë në vitet e fundit, për titull janë ndërtuar një mori skuadrash duke përfshirë: Egnatian, Dinamon, Tiranën, Teutën,
Vllazninë dhe Partizanin.
Por programacioni sportiv në DigitAlb shkon shumë përtej futbollit. Adhuruesit e shpejtësisë do të përjetojnë çdo fundjavë emocionet e Formula 1 dhe MotoGP, ndërsa basketbolli vjen me spektaklin e NBA, të gjitha kompeticionet kryesore të FIBA, eliminatoret e Kupës së Botës dhe Kampionatet Botërore për meshkuj e femra. Për adhuruesit e sporteve individuale nuk do të mungojnë turnetë më të rëndësishëm të tenisit si Wimbledon, ndërsa në ring do të transmetohen eventet më të mëdha të UFC dhe duelet më të rëndësishme të boksit shqiptar e ndërkombëtar.
Mos e humbisni fillimin e sezonit më emocionues sportiv të vitit. Përfitoni ulje deri në 10.000 Lekë në paketat Premium dhe Familjare, vetëm deri më 31 Gusht, në të gjitha pikat e autorizuara të shitjes DigitAlb dhe online në faqen zyrtare digitalb.al.
