Një sondazh i spanjolles “AS” tregoi se afërsisht 50% e tifozëve të “La Roha-s” nuk e donin De Gean në portë në ndeshjen e ardhshme kundër Iranit. E gjitha pas atij gabimi në golin e dytë që Cristiano Ronaldo shënoi të premten.
Por pavarësisht atë se çfarë mendojnë tifozët trajneri i Spanjës, Hierro, nuk e mendon kurrsesi uljen në stol të De Gea-s.
“De Gea ka gjithë besimin tonë. Kishte vetëm nevojë të qetësohej”, deklaroi në një konferencë për shtyp trajneri iberik. Më pas Hierro foli edhe për Pique, i cili deklaroi se do të largohet nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Botërorit.
“Ka momente dhe momente në karrierën e një futbollisti, por mendoj se kjo është diçka shumë personale”, tha Hierro, që bëri një koment edhe për detyrën që i ngarkuan në këtë botëror.
“Emri im u zgjodh nga rrethanat, jo për shkak të kurrikulës time. Nuk e them këtë me një modesti false, por ky është realiteti dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk kam si ta di”, përfundoi Hierro.
(BalkanWeb)
