Të dielën në “derbin e vogël” të Glasgout mes Patrick Thisle dhe Rangers një episod në fundin e ndeshjes u bë mjaft i komentuar pasi një “stewart-e”(roje femër e sigurisë në stadium) në mënyrë qesharake u përpoq për të ndalur tifozët miq që të mos hynin në fushë.
Patrick kishte kaluar në avantazh në minutën e 14-të dhe përmbysja që skuadra e Rangers bëri në minutat e fundit, u përjetua në maksimum nga tifozët. Si fillim barazimi në minutën e 83-të dhe më pas goli në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt ekzaltoi tifozët të cilët nuk mund t’i bënin ballë tundimit për të festuar me heronjtë e tyre në fushën e blertë, raporton “Daily Mail”.
Por një video e filmuar gjatë këtij episodi është bërë mjaft virale. Aty shihet një roje e sigurisë, e cila është femër, që në mënyrë qesharake përpiqet të ndalë tifozët.
Pas përfundimit të ndeshjesh një numër i madh komentesh në “twitter” rreth kësaj ngjarje thonin se kjo nuk është mënyra e duhur për të ndalur tifozët që të mos hynin në fushë.
(e.k/BalkanWeb)
