Kroacia vuajti jo pak por në fund u kualifikua për në çerekfinale të Botërorit, pasi eliminoi Japoninë me penallti. Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic në intervistën pas ndeshjes.

“Fillimisht jam i lumtur që kaluam në çerekfinale. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. Ata ishin shumë kompakt dhe nuk mund të ankohem për lojtarët e mi. Ka pasur edhe probleme, por kjo është normale. Mos harroni që Japonia triumfoi ndaj skuadrave si Gjermania apo Spanja. Nuk ishte rastësi, ata ishin vërtetë të fortë. U nervozuam pas golit, por reaguam dhe kurrë mos na nënvlerësoni” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: