Bashkëshortja e Vincent Cassel ka festuar me stil dhe me kërcime të shfrenuara 25 vitet e saj. Në mes të shumë të ftuarve ishte dhe një e ftuar speciale Deva Cassel, vajza e madhe, që bashkëshorti i saj ka nga martesa me Monica Belluci. Të dy vajzat kanë pozuar pranë njëra- tjetrës në foton e tyre të parë publike së bashku, duke dëshmuar që në familjen e tyre të zgjedhur mbretëron dashuria.

Thashethemet e zakonshme pretendonin se mes vajzave të lindura nga martesa e parë e Cassel dhe familjes së tij të re, nuk ka një marrëdhënie të mirë. Mjaftoi një foto e Tinës dhe Devës për t’i mbyllur gojën të gjithëve. Vajza e ditëlindjes është shfaqur e bukur me flokët e saj kaçurrela dhe fustanin jeshil vezullues dhe vajza e Monikës, shfaqet shumë e ëmbël, duke na kujtuar aq shumë nënës e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Martesa mes Cassel dhe Bellucci u mbyll në vitin 2013 pas 14 vitesh, me dy vajza që lindën nga lidhja e tyre (Deva 17-vjeçare dhe Léonie 11-vjeçare) dhe shumë pasion.
Ndërkohë që aktorja italiane është zyrtarisht beqare (pas përfundimit të lidhjes me Nicolas Lefebvre), ish-bashkëshorti i saj ka nisur një jetë të re përkrah Kounakey. Ata u martuan në Biarritz në një ceremoni të thjeshtë dhe diskrete në vitin 2018 dhe tani janë më të lumtur se kurrë në Brazil (ku jetojnë shumicën e kohës) me vajzën e tyre Amazonie.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb