Pas 9 javëve të fundit në kampionat, shifrat e Tiranës japin një panoramë të qartë të profilit të skuadrës në këtë fazë të sezonit. Bardheblutë kanë zhvilluar 9 ndeshje, me bilanc prej 3 fitoresh, 5 barazimesh dhe vetëm 1 humbjeje, duke grumbulluar 14 pikë.tiranaNumri i ulët i humbjeve (vetëm një) tregon stabilitet konkurrues, por pesë barazimet janë tregues i qartë se skuadra ka lënë pikë të rëndësishme rrugës. Në aspektin ofensiv, Tirana ka realizuar 8 gola në 9 takime, mesatarisht më pak se një gol për ndeshje. Ky është një tregues i prodhimtarisë së kufizuar në sulm, sidomos krahasuar me skuadrat që kryesojnë renditjen. Megjithatë, mbrojtja paraqitet solide: vetëm 7 gola të pësuar, që e vendosin ndër repartet më të qëndrueshme në kampionat.

Golavarazhi plus një (8-7) konfirmon balancën e skuadrës. Pak diferencë mes asaj që krijon dhe asaj që lejon. Kjo shpjegon edhe numrin e lartë të barazimeve, pasi ndeshjet e Tiranës priren të jenë të mbyllura dhe me diferenca minimale. Me 14 pikë në 9 javë, mesatarja rezulton rreth 1.55 pikë për ndeshje.

Ritëm që e mban skuadrën në zonën e sipërme të tabelës, por jo në nivelin e duhur për të konkurruar bindshëm për kreun. Në përmbledhje, shifrat e Tiranës flasin për një ekip të organizuar dhe të vështirë për t’u mundur, por që ka nevojë për më shumë efikasitet në fazën sulmuese për të kthyer barazimet në fitore dhe për të rritur presionin ndaj kryesuesve.

KRAHASIMI – Pas 9 javësh kampionat, analiza e pikëve tregon qartë hierarkinë aktuale të skuadrave. Kryesimin e mban Vllaznia Shkodër me 23 pikë, një ritëm i lartë që e veçon ndjeshëm nga ndjekësit. Shkodranët kanë krijuar një diferencë të konsiderueshme, duke u shkëputur plot 8 pikë nga vendi i dytë dhe 9 pikë nga Tirana. Në vendin e dytë pozicionohet Egnatia me 15 pikë, ndërsa Tirana renditet e treta me 14 pikë.

Bardheblutë janë vetëm një pikë larg vendit të dytë, çka e mban të hapur garën për zonën e sipërme të tabelës, por diferenca me kreun mbetet e ndjeshme. Menjëherë pas Tiranës vijnë Elbasani dhe Partizani Tirana, të dyja me nga 13 pikë, duke e bërë shumë të ngjeshur luftën për podiumin. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrave ndodhen nën kuotën e 10 pikëve, çka tregon një ndarje të qartë mes kreut dhe pjesës së poshtme të renditjes. Në përmbledhje, skuadra që ka bërë më shumë pikë deri tani është Vllaznia, ndërsa gara për vendet pas saj mbetet e hapur dhe me diferenca minimale mes ndjekësve.01

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb