Tirana lëviz në merkato, teksa së fundmi ka firmosur me mesfushorin Tsotne Patsatsia.

Patsatsia ka nënshkruar me bardheblutë, një kontratë të vlefshme për 2 vite.

“Klubi i Futbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Tsotne Patsatsia, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori gjeorgjian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare duke u bërë përforcimi më i ri në radhët e kampionëve historikë të Shqipërisë.

Patsatsia është një lojtar me cilësi teknike dhe fizike, i njohur për qetësinë me topin, vizionin në ndërtimin e lojës dhe përkushtimin në fushë. Me eksperiencën e tij në kampionatet jashtë vendit dhe ambicien për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Tiranës.

Mirësevjen në familjen bardheblu, Tsotne. Suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën më të lavdishme në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Futbollisti gjeorgjian është aktivizuar së fundmi në radhët e Torpedo Kutaisi.
Për Tiranën ky është afrimi i parë në merkato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb