Me 9 gola në 22 javë, Florent Hasani është shndërruar në “bomberin” e ri të Tiranës. Sulmuesi është një “bast” i fituar i stafit drejtues ndërsa të gjithë në shtëpinë e bardhebluve shpresojnë që Hasani të ndjek rrugën e Seferit dhe Xhixhës, të shitet në një klub më të madh në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për “News24”, Florent Hasani u shpreh i bindur se në fund të sezonit do të jetë ai fituesi i “Këpucës s Artë”, por ky trofe nuk është prioriteti i tij kryesor, fillimisht dëshiron të shpallet kampion me Tiranën.

Hasani beson se Tirana mund të bëjë “bingo” me të, mund të kap shifra të njëjta si me transferimin e Xhixhës apo Skukës. Në intervistën e tij, sulmuesi i Tiranës foli për sfidës e radhës, atë kundër Teutës, ndërsa nuk ngurrojë as të sfidojë Partizanin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb