Gugash Magani, trajneri aktual i Besës, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në “News 24”. Magani ka folur për skuadrat pretendete dhe preku disi problemin e Tiranës në derbin me Partizanit.
Fitorja e Partizanit? “Me sistemin e tre pikëve, me një humbje parakalohesh. Partizani ka pasur një pjesë të parë për t’u harruar. Ndërsa në të dytën reflektoi. Ndryshoi skemën dhe futja e Asanite Romeros i dha shumë ritëm skuadrës. Nëse do të ishte shënuar penalltia ndeshja do të kishte marrë rrjedhë tjetër, por në fund arriti të fitonte”.
Këshillë për Tiranën? “Çdo trajner i di vet gjërat. Nuk mund të japë këshilla, pasi çdo skuadër ka objektivat e veta. Përsa i përket derbit, duhet të futet e qetë Tirana në lojë, të futet për barazim dhe të dalë me fitore. Ky ka qenë problem dhe kur kam qenë unë, kishim eufori. Ndërsa Partizani ishte pragmatist”.
Lerda dhe polemikat? “Unë mendoj që këto janë gjëra që ndodhin brenda familjes. Ishin nerva të lojës. Mendoj që Partizani i pjesës së dytë është bindës. Zhvilloi lojë dhe krijoj raste. Shënoi për dy minuta dy gola. Meriton komplimente meqë është në vendin e parë”.
Favorit? “Është herët për të folur. Unë mendoj se janë 5-6 ekipe, deri te Teuta dhe Laçi do të rivalizojnë deri në fund. Partizani dhe Tirana janë favorit me këtë që kanë treguar deri tani”.
