Tirana vazhdon t’i besojë akademisë. Klubi bardheblu dhe Erlind Qehaja kanë nënshkruar një kontratë, të vlefshme për katër sezonet e ardhshme. Lajmi ka ardhur nga kryeqytetasit, me një postim në rrjetet sociale.

“Erlind Qehaja ecën me hapa kampionësh!Klubi i futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit @erlind.qehaja .I ardhur nga rradhët e Akademisë së Futbollit Tirana, 19 vjeçari ka treguar se përveç talentit; grinta, ambicia dhe shpirti i skuadrës e bëjnë atë të ndjejë më tepër fanellën bardheblu.

Qehaja ka dhënë kontributin e tij të çmuar në sezonin 2022-2023 në ekipin e parë të Tiranës gjatë paraqitjeve në ndeshjet e Kupës së Republikës si dhe është shpallur kampion me grupëmoshën U19 në @kftirana_academy ! Lojtari ka fituar besimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik duke nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin. Një makineri talentesh, Akademia vijon të furnizojë rradhët e skuadrës së parë dhe të prodhojë lojtarë cilësorë për futbollin shqiptar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: