Tirana nuk po kalon një periudhë të mirë teksa së fundmi ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me 9 lojtarë. Bëhet fjalë për Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.

“Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.

Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb