Gara ndërkombëtare e çiklizmit “Giro d’Italia” mbërrin në Tiranë, ku për dy ditë radhazi kryeqyteti do të mirëpresë këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv që vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë garës, Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa të veçanta dhe ka zhvilluar një instruktazh të posaçëm me efektivët e saj. Policët do të jenë të angazhuar në terren përgjatë gjithë itinerarit të parashikuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë, instruktazh të veçantë, për përmbushjen e detyrave funksionale, të caktuara për mbarëvajtjen e garës “Giro d’Italia”.🚴‍♀️🚴🚴‍♂️

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës dhe shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Tiranë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë 2 ditëve gjatë të cilave ky aktivitet do të zhvillohet në Tiranë.

Mengjesin e sotëm është zhvilluar instruktazhi i punonjësve të Policisë, gjatë të cilit janë dhënë porosi të qarta për respektimin rigoroz të detyrave funksionale, për garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të garës, për ofrimin e asistencës, si dhe për orientimin e qytetarëve.

‼️KUJTESË: Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:

📍Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);

📍Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

📍Rruga e Elbasanit,

📍Bulevardi “Bajram Curri”;

📍Rruga “Ali Shefqeti”;

📍Rruga “Alajdin Frashëri”;

📍Rruga e Rexhekrit;

📍Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

📍Rruga “Sotir Çaci”;

📍Rruga “Xhanfize Keko”;

📍Rruga “Arkitekt Kasemi”;

📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;

📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;

📍Rruga pas Pallatit të Kulturës;

📍Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.

Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb