Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës mesditën e kësaj të mërkure.

Në reagim, shpjegohet se shkak për ndërprerjen e energjisë ka qenë përfshirja nga flakët e kabujve 20kV të një prej fiderave të NST pranë ish-uzinës së Traktorëve, pranë banesave sociale në Shkozë.

Kujtojmë se zonat e prekura nga ndërprerja e energjisë janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej të paktën gjysmë ore.

Reagimi:
Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.

Ndërsa në një reagim të më vonë, OSHEE thotë se është rikthyer energjia elektrike në 70% te zonave, konkretisht:

Farkë, zona e Senatoriumit, Lundër, Sauk/ Vilat Gjermane, Vilat Amerikane, Varrezat e Dëshmorëve, Vëllezërit Kondi, Qyteti Studenti (pjesërisht), Zona prane ish Ndërtim Miniera, Rr “Gani Domi”, pallatet pranë Maternitetit te Ri, “Hasan Sufa”, zona pranë Spitalit Iranian,  “Ali Demi”,  rrugët “Qemal Stafa”, “Sadik Petrela”, “Telendini”, “Ali Baushi”, “Ramiz Treni, “Alibal Basha, “Idriz Dollaku”, “Salini Vica”, “Zonja Curre”, “Shyqeri Ishmi”, “Fatmir Haxhiu”, “Mustafa Matoiti”, “Lek Dukagjini”, “Ismail Qemali”, “Rruga Budi”, Depot e Ujit, “Mihal Grameno” dhe “Todi Shkurti”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb