Protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjashtë furgonë policie janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa ndaj tyre është përdorur ujë me presion.
Sakaq, studentët kanë hedhur në rrugë kunja metalike, të cilat, sipas raportimeve nga vendngjarja, synojnë të çajnë gomat e automjeteve të policisë.
