Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu analizoi barazimin 1-1 ndaj Vllaznisë.

“Për atë që dhanë çunat, merituam më shumë. Duke parë kundërshtarit, duhet të menaxhosh ndeshjen. Më pëlqeu shpirti luftarak. Në ekip kemi futbollistë të rinj, me perspektivë. E mbyllëm mirë kundërshtarin. Na rrezikuan vetëm me 2 penallti. Ne me pak më shumë përqendrim me rastet në pjesën e dytë, mund të merrnim 3 pikë.

Merkato e janarit? Po mundohemi me këtë grup që kemi, të marrim maksimumin edhe në ndeshjen e radhës pasi kemi përballë kundërshtar të fortë. Dua të marr maksimumin nga çunat e rinjë. Kemi ngecur me forca të pakta në skuadër, jo rastësisht pak lëvizje edhe sot, kishim stolin e kufizuar. Ngadalë dhe me përqendrim ta mbyllim vitin me rezultat pozitiv. Të shohim ç’do të na sjellë janari.

Mes pjesëve u munduam që të përcjellim informacionet për të mos lënë mesfushën bosh. Në momentin kur Vllaznia s’krijon asnjë rast, futbollsitët e mi janë për komplimente. Skuadra kundërshtare nuk u afrua pranë portës. Po e prisnim që të ishim cinikë. Duke njohur Kallakun dhe Muratajn, duhet të ishim më kompaktë si skuadër. Me pak fat dhe më shumë inteligjencë, mund të shënonim golin e dytë.

Largimi i lojtarëve, rreth 11 të tillë? Frikë për një ndryshim në hierarki? Dua më shumë vëmendje t’i jap futbollsitëve që kam, të cilët po vdesin në fushë. Në janar s’duhet të gabojmë. Të shohim. Afati i janarit është i varfër për lojtarë, por po punojmë për të sjellë disa futbollsitë cilësorë. Këtij grupi t’i shtojmë 2-3 koka dhe së bashku mendojmë të arrijmë objektivin e skuadrës, tha Nuhiu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb