Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Dinamos.

“Ndeshja e fundit na ka dhënë besim, djemtë punuan mirë, patëm përballë një skuadër të fortë, krijuam shumë kjo na jep besim të plotë  se jemi në rrugën e duhur.

Sa i përket rivalit të radhës trajneri bardheblu komentoi: “E kemi analizuar kundërshtarin e radhës, me një përkushtim maksimal dhe me vullnet do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv, besoj fuqishëm dhe vetëm fati sportiv na mungon, kërkojmë që të kthehemi te fitorja. Kjo Tiranë ka nevojë për mbështetje, kemi nevojë për tifozët, lojtarët tanë, do të bëjmë një analizë se ku duhet të veprojmë dhe çtë bëjmë, i dua sfidat e tilla besoj fuqishëm që do tja dalim nuk e prisja një ecuri të tillë, prisja më mirë, jam i motivuar të punoj si unë dhe grupi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb