Koordinatori rajonal për Tiranën i Rithemelimit, Klevis Balliu në një dalje për mediat denoncoi sot përfshirjen e zyrtarëve të bashkisë në afera korruptive.

Ai theksoi se Tirana Parking është në varësi të “Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.”.

Ai theksoi se shefja e shesheve të parkimit ka lidhur kontrata vetëm për bashkëshortin e saj.

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:

Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund..

Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.

 

Në datën 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

 

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto:

2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Sipas Veliajt të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb