Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shpreh i lumtur pas fitores 1-3 ndaj Partizanit.
“Të them të drejtën, me merkaton që kemi bërë, mendoj që skuadra nga dita në ditë do të vijë edhe më lart sepse brenda skuadrës ka elementë shumë të mirë. Nuk e them këtë sot se fituam ndeshje që është shumë e rëndësishme për ne. Ne në fakt nuk na duhet futboll i bukur por pikët. Por janë pikë me vlerë për kampionatin dhe vendin ku ndodhemi.
Unë pres shumë sepse në skuadër ka shumë kualitet, ka lojtarë shumë të mirë. Të shfrytëzojmë ata lojtarë të cilët i kemi marrë me pagesa një çikë si shumë të mira.
Premio? Kjo është e përhershme, është një shifër e vogël për ekipin. Gjithmonë ka premio, zakonisht në ndeshjet siç ishte kjo e sotmja”.
