Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera. 42% e kryeqytetasve, nuk janë në marrëdhënie pune, por as nuk po kërkojnë për t’u punësuar.

Raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili ka marrë në analizë 3 muajt e fundit të 2022-shit, tregon se kryeqyteti renditet për herë të parë në krye të listët për popullsinë jo aktive, duke lënë pas Lezhën, qytet që për shumë vite ishte i pari.

Për të diskutuar për këtë studim ishin të ftuar në Vila24 eksperti ekonomisë, Pano Kaso dhe moderatorja Eneida Xhelili.

“Statistikat zyrtare vinë nga të dhënat zyrtare, dhe këto të dhëna në rastin e punësimit kanë dy mangësi: ne kemi një informalitet shumë të lartë dhe të kërkuarit e punës njihet zyrtarisht kur i papuni shkon dhe kërkon punë në zyrën e punës. Pjesa më e madhe nuk shkon të kërkoj punë në zyrat e punës se nuk gjejnë zgjidhje! Sistemi nuk është funksional, as kompanitë private nuk shkojnë te zyra të regjistrohen kur duan punonjës, e kanë më të thjeshtë të vënë njoftimin”- tha eksperti!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb