Orges Shehi, trajneri i Tiranës, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Elbasanit.

“Tani sa vjen dhe ngushtohet situata, ndeshjet pakësohen ne duhet të futemi në fushë me idenë që kjo është ndeshje vendimtare për ne, edhe për vetë momentin ku është kampionati edhe pozicionin ku renditemi ne. Na mungon Kortez, pjesa tjetër është e gatshme. Pavarësisht nga emri dhe nga pozicioni duhet të kthehemi te fitorja, kemi qenë të dy në Kupë, kam besim që skuadra nesër do të interpretojë me uri dhe dëshirë në deshjen.

Sakrifica dhe shpirti i garës duhet më i madh, të jemi më të egër në fushë dhe po patëm dhe vendosmërinë do tja dalim. Statistikat janë gjithmonë për tu prishur, nesër shpresojmë ti prishim statistikat e Tiranës me Elbasanin. Nuk besoj që 30 minuta që luajtën me shumë me Partizanin ndikon te ndeshja, vijmë të barabartë me Elbasanin, pavarësisht se ata kanë bonusin që vijnë nga kualifikimi në raundin tjetër të Kupës.

Në këndvështirmin tim, kur kemi topin jemi sulmues, kur se kemi jemi mbrojtës, besoj që me ndërgjegjësimin e situatës, në këto 12 ditë që kam unë këtu, duhet t përqëndrohemi, se kemi marrë gola duke mos qenë të përqëndruar, të rregullojmë statistikat që sjanë të mira për ne.

Bylis-Vora- Ne duhet të bëjmë maksimumin për të fituar vetë, për pikët, pozicionin por edhe anën psikologjike, kur mbaron ndeshjen tënde atëherë e shikon tjetrën nëse ka humbur, sa ka dalë apo si do të doje të dilte”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb