Tirana u përshendet përfundimisht me Champions League, por jo me Europën. Pas eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, fokusi do jetë diku tjetër.
Bardheblutë tashmë do luajnë në turin e dytë të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi do kërkojë të arrijë sukses ndaj një rivali si Zrinjski, skuadra kampione e Bosnje Hercegovinës.
Edhe Zrinjski vjen në këto duele tejet i mërzitur, pasi u eleminua nga Sherif Tiraspol. Në takimin që përfundoi 1-0, asissti u dha nga Regi Lushkja.
(BalkanWeb)
