Trajneri i Tiranës, Dean Klafuri dha mendimin e tij pas fitores 1-3 në derbi ndaj Partizanit.

“Jam shumë i lumtur që fitova derbin tim të parë si trajner i Tiranës. Ky klub ka tifozë edhe në Kroaci.

Zëvendësimet u bënë edhe për shkak të cilësive dhe taktikës së kundërshtarit. Normalisht, si trajner, duhet të shohësh lojtarët e tu.

Ndryshimi i skemës? Nuk ishte vendimi im. Ne donim të luanim me presion të lartë, por nuk funksionoi ashtu siç dëshironim. Goli që pësuam erdhi si pasojë e një gabimi individual.

Zëvendësimi në qendërmbrojtje gjatë pjesës së dytë? Vendosa kështu, sepse lojtari ynë jo vetëm që nuk po luante mirë, por kishte marrë edhe një karton të verdhë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb