Ndonëse duhen ende ditë nga festat e fundvitit, atmosfera festive ka mbërritur në Tiranë. Në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët e Tiranës janë ndezur dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës në shesh, u shpreh se si një super qytet që eshte Tirana  jemi të bashkuar jemi më të fortë, kur ndihmojmë njeri-tjetrin jemi më të mirë, kur shtyjmë njëri-tjetrin përpara dhe mbajmë një sy për dikë që ka nevojë bëhemi më të bukur nga jashtë e nga brenda.

Ndizen Dritat

Ai tha se deshiron qe ky fundvit te jete solidar me njeresit ne nevoje apo per personat qe kane humbur nje familjar etj.

“Një duartrokitje për superartistët e famshëm që janë këtu në skenë. Kanë bërë një koncert fantastik që i ka hije një fundviti që nuk ishte viti më i lehtë siç e dimë të gjithë, por që na sollën kaq shumë buzëqeshje, kaq shumë dashuri e lumturi dhe, unë them që zbukurimi më i mirëi Tiranës nuk janë dritat, pemët e këto dekorimet por janë gjithë çunat e gocat fantastikë që ka qyteti ynë e që na mbushin me gëzim përditë e përditë.
Jam shumë i lumtur që ne po fillojmë hapjen e qytetit për të gjitha aktivitetet e fundit të vitit. E di që ka qenë një viti vështirë, shumica e fëmijëve kanë qenë në shtëpi, jeni bërë edhe prindër, psikologë por edhe mësues. Unë besoj që çdo e keqe e ka një të mirë. Në këtë vit ne u lidhëm pak më shumë me njeri-tjetrin, kaluam pak më shumë kohë me njeri-tjetrin, kuptuam sa e shtrenjtë është jeta, kuptuam sa shumë kemi nevojë të jemi mbështetje për ata që ndoshta kanë më shumë nevojë, që ndoshta janë të vetmuar e kanë vështirësi ekonomike, dhe unë besoj që si një super qytet që jemi që kur ne jemi të bashkuar jemi më të fortë, kur ndihmojmë njeri-tjetrin jemi më të mirë, kur shtyjmë njëri-tjetrin përpara dhe mbajmë një sy për dikë që ka nevojë bëhemi më të bukur nga jashtë e nga brenda.
Duke qenë se është fillimi i dhjetorit, ne po fillojmë te Pazari i Ri gjithë festimet e fundvitit, do vazhdojmë te “Kalaja” pastaj te sheshi “Skënderbej”. Dua shumë që ky të jetë edhe një fundvit ku ne jemi më të mirë e sidomos solidar me ata që kanë më shumë nevojë, me ata që ndoshta kanë humbur një familjar, me ata që ndoshta janë ende në pritje të rindërtimit të shtëpisë prej tërmetit me ata që ndoshta kanë një aftësi ndryshe…

147a5ad7 8cd9 4e50 Af9b Cce047d1102b

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: