Tirana përfundoi sezonin në vendin e dytë në kampionat. Te bardheblutë zhgënjimi është i madh, teksa në konferencë pas ndeshjes së fituar 1-2 me Erzenin ka dalë zëvendës-trajneri Sebino Plaku.
“Edhe pse e dinim që nuk mund të shkonte më përtej mundësive që kishim, të paktën u fokusuam te ndeshja jonë që ta mbyllim si kampionë se vërtetë. Ne jemi kampionë për shumë faktorë, edhe që jemi në pikë të barabarta. Na bën të ndjehemi me të vërtetë. Edhe sa i përket mbështetjes së tifozëve, fitorja ishte një detyrim”, – tha ai.
(BalkanWeb)
