TIRANË- Blutë e Tiranës kanë vënë sot në pranga 4 persona, të cilëve iu janë gjetur një arsenal i tërë armësh.
Policia bën me dije se tre prej të arrestuarve janë vëllezërit Selim Osman dhe Arben Çerpja si dhe babai i tyre Sali Çerpja.
Policia iu ka sekuestruar këtyre personave një pistoletë tip Bereta, një armë gjahu teke, 1 pushkë, 12 kallëpë tritoli dhe 700 kapsolla detonatore.
Po ashtu policia ka gjetur edhe aparat për shpërthimin e detonatorëve elektrikë.Bëhet me dije gjithashtu se janë sekuestruar nga policia edhe 111 bimë të dyshuara kanabis sativa.
(ma.ar/BalkanWeb)
