Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë të hënë në zonën e Yrshekut, në Tiranë.

S.V, 82 vjeç po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet i cili drejtohej nga një i mitur.

Uniformat blu vunë në pranga 15-vjeçarin i cili drejtonte automjetin.

Policia: Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb