Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, përmes operacionit policor të koduar “Confirmation”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shtetasi Ergi Bahiti, 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë teksa qarkullonte në zonën e Kombinatit me një armë zjarri pistoletë në automjetin e tij. Operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi dyshimet se i riu mbante armë me vete.

Policia ndërhyri në rrugën “Ilia Papanikolla”, ku ndaloi automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari. Gjatë kontrollit, në sediljen e makinës u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë, e cila u sekuestrua menjëherë së bashku me automjetin që shërbeu si mjet transporti.

Autoritetet konfirmuan se arma mbahej pa leje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore ndaj shtetasit Ergi Bahiti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb