TIRANË-Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë ku viktime u shënua një 26-vjecar pas kontaktit që pati më rrymën elektrike. I plagosur në vendngjarje ka mbetur i ati.
Burime nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Mzez, në familjen Kasa, ndërsa të dëmtuarit janë kryefamiljari Sami Kasa dhe djali i tij, 26 vjec, Sokol Kasa. Nga Spitali i Traumës konfirmojnë se i riu mbërriti i pajetë në institucionin e tyre. Ndërkohë Sami Kasa ndodhet ndodhet jashte rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në shtëpinë e viktimës ku po heton rrethanat sesi ndodhi ngjarja e rëndë.
News24 mëson se në zona të shumta të Mzezit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrikeve për shkak se rezultonin debitorë dhe një prej tyre ka qenë dhe banesa e familjes Kasa. Sipas informacioneve të fundit, viktima dhe i ati kanë tentuar të rilidhin në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.
Dhe ndërsa në familjen Kasa ka rënë morti, viktima po qahet në heshtje nën dritën e qirinjve, pasi energjia vijon të jetë e ndërprerë.
(d.b/BalkanWeb)