TIRANË – Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Tiranë rreth orës 19:30 e në të dy rastet, shkaktarët e fatkeqësive, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në fshatin Babrru, një makinë pa targa ka përplasur një fëmijë dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa tek rrethrrotullimi i Doganës, një makinë me targa angleze ka përplasur një këmbësor dhe po ashtu është larguar. Burimet për “News 24” thanë se i aksidentuari është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Jo më larg se dje, në më pak se 24 orë, një aksident i mori jetën 11-vjeçarit R.Peka dhe rrezikoi seriozisht nënën, vëllanë dhe kushuririn e tij.
(ar.sh/BalkanWeb)