Gjendet një person i vdekur në shkurre në rrugën “Njazi Meka” në zonën Allias kryeqytet.

Siç raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta, dyshohet se i ndjeri është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, që ndodhet tashmë në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb