Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili ditën e premte aksidentoi një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i aksidentuari ka ndërruar jetë në spital dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital”, thuhet në komunikatën e policisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb