Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u zbulua një rast mashtrimi dhe kultivimi i bimëve narkotike.
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë së Kavajës dhe Divjakës, organizuan dhe finalizuan operacionin pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, i cili ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur.
Nga veprimet hetimore u identifikuan pesë shtetas, ndërsa katër prej tyre janë vënë në pranga:
-Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë
-Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë
-Artur Lecini, 39 vjeç dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë
Dy shtetas të tjerë, E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Shtetasit e përfshirë, duke u prezantuar si të njohur të viktimës, i morën 55-vjeçarit shumën prej 40.000 eurosh në rrethrrotullimin e Rinasit.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe shtetasi E. Rr., policia zbuloi një ambient të përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar:
-Dhjetëra bimë Cannabis
-Pajisje për kultivim (llamba dhe ventilatorë)
-Sasi kokaine dhe cannabis
-4 celularë
-1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin grupi u largua pas marrjes së parave
