Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se u vunë në pranga shtetasi M. H., 31 vjeç dhe shtetasi E. F., 29 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë
Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. F., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim.
