Zbulohet identiteti i objektivit të lëndës eksplozive të vendosur në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton se shënjestra ka qenë Matilda Kaja me profesion mjeke.

Motivet e ngjarjes nuk bëhen ende të ditura.

Detajet nga grupi hetimor:

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb