TIRANË-Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e kryeqytetit pasi u kapën me 50 doza heroinë.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Pjerin Gjecaj dhe Brikena Fragulla.
Dy personat u arrestuan në lagjen ‘Ali Demi’ nga seksioni i antidrogës në policinë e Tiranës.
Mësohet se dy të arrestuarit ishin shpërndarës të lëndës narkotike.
(d.d/BalkanWeb)
