TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj në kryeqytet, pasi janë kapur me kokainë.

Mësohet se dy të rinjtë, Redjan Luri, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Olsjan Nazari, 25 vjeç, banues në Tiranë, janë kapur në rrugën “4 Dëshmorët” duke drejtuar mjetin tip Fiat, me targa AA 858 DX dhe gjatë kontrollit në mjet iu gjetën tre qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Policia thekson se kokaina që iu kap të rinjve në makinë ishte me peshë 2.4 gramë.

Gjithashtu këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe një qese plasmasi ngjyrë të kuqe me një sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë me peshë 4.6 gramë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: