TIRANË- E diela e qytetarëve të Tiranës është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet, ose ndryshe në rrugën “Bardhyl”. Mësohet se disa persona janë konfliktuar në një pikë karburanti në këtë zonë dhe dikush prej tyre ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Në vend kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Blutë e Tiranës kanë ngritur disa pika kontrolli për identifikimin e autorëve, ndërkohë që janë shoqëruar disa të dyshuar.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb