Një shtetas italian është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Tiranë pasi mashtronte me pagesat e TVSH-së.
Gjykata e Tiranës  caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”,   për  56-vjeçarin për  veprën penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Njoftim i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb