TIRANË- Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në gjimnazin ‘Aleks Buda’ në Tiranë.
Nga informacionet e para që vijnë nga vendngjarja bëhet me dije se gjimnazisti me inicialet H.Gj është zënë me një bashkëmoshatar, ndërsa sherri ka degjeneruar, duke e lënë gjimnazistin të plagosur. Për momentin nuk bëhen me dije motivet e ngjarjes, nuk dihet as nëse u plagos me armë, apo me sende të forta.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në pyetje po merret edhe drejtoresha e shkollës.
(ma.ar/BalkanWeb)