Përfshihet sërish nga zjarri kompleksi “Kika” tek Komuna e Parisit, në Tiranë. Dy ditë më parë u përfshi nga flakët kati i tetë i banimit, ndërsa sot garazhi i parkimit të automjeteve. Tymi ka përfshirë objektin e banimit.

“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit. Shërbimet e Policisë janë mobilizuar menjëherë në vendngjarje për të evakuuar banorët e pallatit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për të fikur flakët”, njoftoi fillimisht Policia e Tiranës.

BalkanWeb sjell pamjet nga operacioni i evakuimit të banorëve prej pallatit.

Disa banorë janë evakuuar mes tymit që përhapej në ambientet e brendshme të pallatit. Një i mitur u nxor nga dritarja e apartamentit prej shërbimit zjarrfikës siç duket edhe në pamjet.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb