Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle gjatë 48 orëve të fundit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e sjelljeve që shpesh çojnë në aksidente të rënda. Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.

Me patrulla të vendosura në pikat më problematike të qarkullimit në kryeqytet, si dhe me përdorimin e dronëve, kamerave inteligjente dhe pikave të shumta të matjes së shpejtësisë, Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë regjistruar:

-136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme, në zbatim të nenit 174/2/b të Kodit Rrugor – një nga shkeljet më të zakonshme që çon në aksidente të rënda.

-17 mjete të hequra me karrotrec, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkim të parregullt që pengonte qarkullimin.

-37 drejtues mjetesh të kapur nën ndikimin e alkoolit, të cilët u proceduan sipas ligjit për shkak të rrezikut që paraqisnin për sigurinë publike.

-2758 masa administrative për parkime të gabuara, një problem i përhapur që vijon të shkaktojë bllokime dhe ngarkesë të panevojshme në trafik.

-11 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht për vepra të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb