Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”, duke vënë në pranga dy shtetas turq, një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kishin rekrutuar dhe detyruar dy shtetase, një nga Turqia dhe një nga Azerbajxhani, të ushtronin prostitucion në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2500 euro, 200 dollarë dhe tre celularë, të dyshuar si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dy shtetaset që ushtronin prostitucion po hetohen në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb